Për shkak të urisë në zonën e Gjirokastrës në fillim të vitit 1947, ishin shtuar rastet e arratisjeve drejt Greqisë, por edhe Amerikës, duke ngitur kështu alarmin për regjimin komunist, pasi arratisja konsiderohej si një prej krimeve politike më të dënueshme.
Arkiva online e viktimave të komunizmit, Kujto.al, ka sjellë të plota dy radiograme të shkëmbyera mes drejtuesve të Partisë Komuniste, Manush Myftiu në Tiranë dhe Mihal Bishës në Gjirokastër, të cilët propozojnë të forcohej kufiri, të mbahej sekret ky fenomen dhe të furnizoheshin me bereqet e ushqime gjithë zona, për të frenuar disi arratisjet.