Arrest me burg Arbjon Alikos, Avokati: Prokuroria s'vërtetoi dot që kryen vrasjen, dëshmitë të stisura

Publikuar tek: aktualitet, më 12:48 01-07-2015 Arrest me burg Arbjon Alikos, Avokati: Prokuroria s'vërtetoi dot që kryen vrasjen, dëshmitë të stisura Arbjon Aliko në gjykatë

Arrest me burg për Arbjon Alikon, të akuzuarin për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha dhe sulmin ndaj policisë më 24 qershor në Lazarat. Edhe ditën e djeshme Aliko ka marrë masën e sigurisë arrest me burg, për ngjarjet e para 1 viti në Lazarat.

Avokati i Arbjon Alikos, Neshat Fana ka deklaruar se Prokuroria nuk e ka vërtetuar dot se vrasjen e ka kryer Aliko.

“Çdo provë që mund të kemi ia adresojmë prokurorisë. Ato që paraqiti prokuroria nuk vërtetohen që këta të jenë autorë të ngjarjes, që patën snajper që u qëllua I ndjeri.Në këtë seancë nuk vërtetoi prokuroria që këta të jenë autorë të vrasjes.”, tha Fana.

Lidhur me kërkesën për përjashtimin e një gjyqtareje, Fana tha:

“Ka qenë një situatë që nuk vlen të artikulohet aq fortë. I kërkuam gjykatës mbrojtjen sipas ligjit dhe kushtetutës S’kisha njoftim për orën 08:30, u paraqita rastësisht. Kërkova materialet, kërkova vendosjen e rendit juridik në sallë. Ka disa kritere që të miturve nuk u ndalohen aktivitetet educative. Këtu nuk funksionon”.

“Lidhur me dëshmitë e të rinjve të tjerë, kundër vëllezërve Aliko, Fana tha se ato janë të stisura. Ato nuk janë dëshmi, ata janë po të akuzuar. Pjesërisht janë të stisura.”, theksoi Fana.

Lidhur me shenjat e dhunës në fytyrat e vëllezërve Aliko, Fana komentoi se janë dhunuar gjatë momentit të arrestimit nga policia.

“Ata kanë qenë persona në kërkim nga qindra policë. Këtyre të policisë iu vra një shok, në momentin e arrestimit kanë patur disa shfryrje emocionale, por kanë qenë momentale. Gjendja shëndetësore është e mirë. Nuk janë autorë të vrasjes, të dyshuar për vrasje janë me dhjetra, prokuroria nuk e vërteton dot.”, përfundoi Fana.

Pas tij, ka nisur seanca për vëllanë e tij, Alban Aliko, për të cilin u ndërpre për shkak se së bashku me avokatin u kërkua prania e një psikologu.

Më herët gjykata vendosi të njëjtën masë sigurimi, ‘’arrest me burg’’ edhe për Dariol dhe Serxhio Shehun.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohen 8 parcela me hashash në Kuç dhe Armen të Vlorës
Rreh kunatën 29 vjeçare, në pranga i riu në Vlorë »
Article Logic
Execution time: 0.0097100734710693
array(1) { ["section"]=> string(105) "arrest-me-burg-arbjon-alikos-avokati-prokuroria-s-vertetoi-dot-qe-kryen-vrasjen-deshmite-te-stisura-15079" }