Arrest me burg Emiljano Shullazit

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:29 21-04-2016 Arrest me burg Emiljano Shullazit

"Arrest me burg për Emiljano Shullazin", Gjykata  ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ta mbajtur në burg të akuzuarin. E njëjta masë sigurie është marrë edhe për Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin. Emiljano Shullazi është njohur me masën e sigurisë në  Gjykatën e Krimeve të Rënda ku ka nisur seanca pa praninë e kamerave, gjyqtari i çështjes ishte Idriz Mulkurti, prokurorë Ened Nakuçi dhe Elisabeta Imeraj.  Emiljano Shullazi dhe “banda” e tij, për Prokurorin e Krimeve të Rënda dyshohet se ka kryer 6 vepra penale në më shumë se 15 raste të përsëritura.  Sipas prokurorisë, Emiljano Shullazi dyshohet se është kreu i një “bande” e cila vijon aktivitetin e saj kriminal, për të realizuar marrjen e përfitimeve të padrejta, nëpërmjet kanosjes si dhe trafikimit e lëndëve narkotike. Në dosje janë renditur dyshimet, ku Emiljano Shullazi, krahu i tij i djathtë Gilmando Dani dhe kushëriri Blerim Shullazi dhe persona të tjerë që po hetohen, janë përfshirë në veprimtari kriminale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025536060333252
array(1) { ["section"]=> string(39) "arrest-me-burg-emiljano-shullazit-38217" }