Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë arrest me burg për Fation Xhyliu dhe Ditjon Memlika të akuzuar për grabitjet e parave të bankave në rrugën e Rinasit në dhjetor të 2015-ës dhe shkurt të 2017-ës.
Xhyliu dhe Memlika u arrestuan dje nga policia dhe sot kanë dalë përpara trupit gjykues. Prokuroria kishte kërkuar lënien e tyre në burg, masë e pranuar nga gjykata.
Xhyliu dhe Memlika janë dy prej katër personave të arrestuar për këtë ngjarje, përfshirë Ernest Kupën dhe Neim Avdulaj.
Ndërkohë, Admir Murataj dhe shtetasi me iniciale Ç.A., jane ende në kërkim nga policia.
*Fation Xhyliu