"Arrest me burg" për gjyqtaren Parashqevi Ademi

Publikuar tek: aktualitet, më 09:37 14-06-2015

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyqtaren e Lezhës, Parashqevi Ademi, e cila akuzohet për korrupsion pasiv. Caktimi i masës së sigurisë vjen një ditë pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë autorizoi arrestimin e gjyqtares.

Gjyqtarja  Ademi u arrestua sëbashku me avokatin Gjovalin Ndokaj, pas një urdhri të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi u kapën duke marrë ryshfet në ambientet e gjykatës, ndërsa si provë materiale u sekuestruan  200 mijë lekë, që ata të dy po i ndanin me njëri-tjetrin në momentin e ndërhyrjes së policisë. Gjykata ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" dhe për avokatin Gjovalin Ndokaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « IKMT gati për shembjen e një objekti 4-katësh në Berat
Kultivuan drogë, në pranga 7 persona »
Article Logic
Execution time: 0.011346101760864
array(1) { ["section"]=> string(51) "arrest-me-burg-per-gjyqtaren-parashqevi-ademi-13524" }