Arrest me burg për Kastriot Ismailajn, pastroi para me vlerë 5 milionë euro

Publikuar tek: aktualitet, më 14:15 12-05-2015 Arrest me burg për Kastriot Ismailajn, pastroi para me vlerë 5 milionë euro

Është arrestuar gjatë mesditës së sotme nga Policia e Shtetit, Kastriot Ismailaj, i akuzuar për “mashtrimit me pasoja tё rёnda, tё kryer nё bashkёpunim” dhe “pastrimit tё produkteve tё veprёs penale”.

Arrestimi i tij ka ardhur pas vendimit të Gjykatës për “arrest me burg” për Ismailajn, administrator i disa kompanive, një prej të cilave ka pasur si aktivitet kryesor mbledhjen e borxheve të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ.

Nga hetimet ka rezultuar se Kastriot Ismailaj ёshtё ortak apo administrator i disa shoqёrive tregtare tё rregjistruara nё Shqipёri,  tё cilat pёrgjithёsisht nuk kanё aktivitet tregtar  por nё llogaritё e kёtyre shoqёrive janё kryer transaksione finaciare, tё cilat shkojnё nё disa milionë Euro. Pak ditë më parë, Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të materialit të dërguar nga Prokuroria e Tiranës që po zhvillon këtë hetim, kërkoi nga Gjykata e Krimeve të Rënda konfiskimin e disa llogarive bankare në emër të këtij shtetasi, në shumën e rreth 3.4 milion dollarëve.

Sipas hetimit të Prokurorisë së Tiranës, rezulton se ky shtetas, nëpërmjet manovrave financiare ka krijuar një skemë mashtrimi të madhe, me qëllim përfitimin e padrejtë të pasurive në vlera të konsiderueshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Detyrim paraqitje” për Florenc Hoxhën i akuzuar për plagosje me dashje
Kapen 1.7 kg drogë në autobusin Tiranë-Prishtinë, ishte fshehur në formën e çokollatës »
Article Logic
Execution time: 0.011666059494019
array(1) { ["section"]=> string(80) "arrest-me-burg-per-kastriot-ismailajn-pastroi-para-me-vlere-5-milione-euro-10975" }