Arrest me burg për postierin, përvetësoi pensionet e 50 të moshuarve

Publikuar tek: aktualitet, më 13:15 31-07-2015 Arrest me burg për postierin, përvetësoi pensionet e 50 të moshuarve

Gjykata e Beratit ka vendosur masën “arrest me burg” për postierin e Postës Shqiptare në Berat, Klodian Xhaferraj, pasi dyshohet se ka përvetësuar pensionet që u takonin për muajin qershor të rreth 50 të moshuarve.

Nga hetimi i Prokurorisë së Beratit, nisur në bazë të kallëzimit të filialit të Posta Shqiptare Berat, janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjësi i postës, në funksion të pozicionit të tij, ka pasur për detyrë të shpërndajë pensionet për muajin Qershor 2015.

Por ka rezultuar se shuma prej rreth 500 mijë lekë të reja nuk ka shkuar në destinacion, pra tek pensionistët. Xhaferraj është pyetur fillimisht nga prokuroria për këtë rast dhe ka pranuar se ka tërhequr shumat e parave për pensione në datat 18-19 qershor 2015.

Lidhur me faktin se këto para nuk janë shpërndarë, ai ka nxjerrë justifikime të ndryshme, të cilat nuk konsiderohen të besueshme për organin e prokurorisë. Në këto kushte, Prokuroria e Beratit ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, si person i dyshuar për veprën penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata e Beratit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Helmohen nga ushqimi lojtarët e Skënderbeut
Mat/ Zjarri rrezikon banesat, kërkohet ndërhyrje nga ajri »
Article Logic
Execution time: 0.01202392578125
array(1) { ["section"]=> string(73) "arrest-me-burg-per-postierin-pervetesoi-pensionet-e-50-te-moshuarve-17404" }