“Arrest shtëpie” për Tahirin, reagon për herë të parë opozita: Janë bërë të paparashikueshëm, drejtësia VDIQ

Publikuar tek: politike, më 18:33 12-05-2018 “Arrest shtëpie” për Tahirin, reagon për herë të parë opozita: Janë bërë të paparashikueshëm, drejtësia VDIQ Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri

Pas lajmit se ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është lëshuar masa “Arrest Shtëpie”, ka ardhur edhe reagimi i parë nga opozita, dhe konkretisht nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Në një postim Kryemadhi ka theksuar se edhe më parë ajo e kishte thënë edhe më parë që rilindasit ishin bërë të paparashikueshëm me gjithë këto lëvizje të njëpasnjëshme, ndërsa ka shtuar se skema e masës ndaj Tahirit ka ardhur në një kohë që e gjithë vëmendja ishte mbi Fatmir Xhafajn.

Kryemadhi ka vijuar duke shkruar se drejtësia vdiq.

Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!

Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri”, ka shkruar kryetarja e LSI.

POSTIMI I PLOTË:

E kisha thënë!

Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!

Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri.

Një figurë e djegur, që përdoret dhe shantazhon sipas rastit ish kolegët!

Tashmë drejtësia vdiq plotësisht për t’ia lënë vendin përballjes së bandave dhe grupimeve në PS.

Tashme padrejtësia është përballë popullit , sepse drejtësia ka mbetur peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044864892959595
array(1) { ["section"]=> string(110) "arrest-shtepie-per-tahirin-reagon-per-here-te-pare-opozita-jane-bere-te-paparashikueshem-drejtesia-vdiq-120520" }