Arresti i Frrokut, mbërrin dosja në Strasburg

Publikuar tek: aktualitet, më 07:03 23-09-2015 Arresti i Frrokut, mbërrin dosja në Strasburg

Kristiandemokrati Mark Frroku që ndodhet prapa hekurave, pasi dyshohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Bruksel, 16 vite më parë, ka kthyer tashmë sytë nga Strasburgu.

Burime të besuara për “GSH” deklaruan se dosja voluminoze është regjistruar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, që duket se për momentin është edhe shpresa e fundit e deputetit për një lirim të mundshëm nga burgu. Pasi ka ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, ku kërkesat e tij për shpalljen e paligjshëm të arrestit janë rrëzuar, Frroku “trokiti” në Strasburg.

Mësohet se ai këmbëngul që Strasburgu ta cilësojë të paligjshëm arrestimin, pasi argumenton se në këtë mënyrë i janë mohuar të drejtat dhe liritë e tij, jo vetëm personale, por edhe politike. Në kohën kur brenda pak ditësh në Gjykatën e Brukselit pritet të nisë procesi ndaj tij ku po gjykohet gjithashtu për akuzën e vrasjes, Frroku shpreson që Gjykata e Strasburgut ta shqyrtojë kërkesën e tij.

Në këto kushte Frrokut nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presë ndonjë kërkesë të mundshme nga Brukseli, për shoqërimin e tij drejt gjykatës për tu përballur me drejtësinë atje. Deri më tani pranë autoriteteve shqiptare nuk ka mbërritur një kërkesë e tillë.

Mark Frroku po hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme për akuzën e vrasjes me paramendim në bashkëpunim në dëm të Aleksandër Kurtit, në një stacion treni në Bruksel në 1999. Ndërkaq, prokuroria po zhvillon hetimet dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja CEZ-Dia, Hoxha: Juristi kërcënoi me jetë dëshmitarin e mbrojtur nga shteti
Numri i Frederik Ndocit telefonatë me trafikantin e drogës, Prokuroria nis hetimet »
Article Logic
Execution time: 0.013947010040283
array(1) { ["section"]=> string(50) "arresti-i-frrokut-mberrin-dosja-ne-strasburg-21444" }