Arresti kardiak i merr jetën Gjergj Xhuvanit, Luiza me vajzën mësojnë lajmin e hidhur nga Saranda, nisen me urgjencë drejt kryeqytetit (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:30 14-08-2019 Arresti kardiak i merr jetën Gjergj Xhuvanit, Luiza me vajzën mësojnë lajmin e hidhur nga Saranda, nisen me urgjencë drejt kryeqytetit (E PLOTË)

Ditën e sotme u nda nga jeta në moshën 56 vjeçare regjisori i njohur Gjergj Xhuvani.

Newsbomb.al mëson se regjisori ka vuajtur prej kohësh nga diabeti dhe mëngjesin e sotëm ka pësuar një arrest kardiak.

Mësohet se Xhuvani ndodhej në Romë duke xhiruar filmin e ri ‘Liqeni im’, një bashkëproduksion italiano-shqiptar.

Ndërkohë burime për Newsbomb.al bëjnë me dije bashkëshortja e tij, aktorja Luiza Xhuvani me vajzën kanë qenë në bregdetin e Sarandës me pushime teksa kanë mësuar lajmin e hidhur. 

Me urgjencë nënë e bijë të tronditura janë nisur drejt Tiranës për t’u marrë menjëherë me proceduarat.

Ndarja nga jeta e regjisorit Xhuvani është një humbje e madhe për kinematografinë në Shqipëri dhe jo vetëm.

Kush ishte Gjergj Xhuvani? LEXO NË:https://www.newsbomb.al/profil-kush-ishte-gjergj-xhuvani-regjisori-i-talentuar-shqiptar-qe-hyri-ne-cmimet-oskar-175323

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071320533752441
array(1) { ["section"]=> string(147) "arresti-kardiak-i-merr-jeten-gjergj-xhuvanit-luiza-me-vajzen-mesojne-lajmin-e-hidhur-nga-saranda-nisen-me-urgjence-drejt-kryeqytetit-e-plote-175327" }