Foto ilustruese
Ditën e sotme u arrestuan 4 ish-zyrtarë të cilët akuzohen se kanë abuzuar me dhënien e titujve të pronësisë në Durrës. Mes të arrestuarve është edhe ish-kryetari i Komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi, i cili akuzohet për ‘shpërdorim detyre’.
Sakaq, pas kësaj banorët e Ishmit janë duke protestuar në këto momente përpara Prokurorisë së Durrësit. Banorët shprehen se janë mashtruar, pasi sih-zyrtarët kanë abuzuar me ta në dhënien e titujve të pronësisë.
“Kemi vite që kemi tentuar të marrin pronat tona dhe nuk i kemi marrë”, shprehen banorët.