Arrestimet në Kosovë për vrasjen e Ivanoviç, ende në arrati i dyshuari kryesor

Publikuar tek: rajon, më 10:45 16-10-2019 Arrestimet në Kosovë për vrasjen e Ivanoviç, ende në arrati i dyshuari kryesor

Njësia Speciale e Kosovës ka ndërmarrë një aksion mëngjesin e sotëm në veri të vendit.

Qëllimi i këtij aksioni  ishin personat që dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e ish-liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviç.

I arrestuar në operacionin e sotëm është V.B, djali i eprorit të lartë të policisë në veri, Zheljko Bojiç.

Nga ana tjetër u prangos edhe Rade Basara, i cili dyshohet për fshehjen e provave gjatë hetimit për vrasjen e Ivanoviqit.

Mirëpo, në të dy aksionet e Policisë, nën pranga nuk përfundoi i dyshuari kryesor në këtë rast, Milan Radojiçiç.

Ndonëse Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte lëshuar fletë-arrest për të, Radojiçiç ka vazhduar të dalë haptaz në aktivitete ku të pranishme janë edhe mediat.

Radojiçiq që thuhet se jeton në Serbi, vetëm para pak ditësh u shfaq në ndeshjen e futbollit e cila nuk u lejua të zhvillohej në Kosovë mes Trepçës dhe Crvena Zvedës.

Radojiçiç në Kosovë njihet si “bosi i krimit” në veri, ndërkaq që mban edhe funksionin e nënkryetarit të Listës Serbe.

Në të kaluarën Radojiçiç kishte raporte mjaft të mira me politikanët kosovarë, sidomos me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj me të cilin ishte takuar disa herë në zyrën e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025187015533447
array(1) { ["section"]=> string(84) "arrestimet-ne-kosove-per-vrasjen-e-ivanovic-ende-ne-arrati-i-dyshuari-kryesor-182277" }