Arrestimi/ Gjika lë qelinë, dërgohet në spital

Publikuar tek: aktualitet, më 15:54 06-02-2015 Arrestimi/ Gjika lë qelinë, dërgohet në spital Shpëtim Gjika në gjykatë (Artur Haxhi djathtas)

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika është transportuar drejt spitalit të këtij qyteti pas shfaqjes së problemeve shëndetësore.

Ai ndodhej në qeli i vetëm, ndërkohë që ka kërkuar ndihmën e policit roje, pasi ka ndjerë shqetësime në gjoks. Sipas asaj që thonë burime policore, Gjika qëndron i vetëm në qeli.

Polici roje ka njoftuar menjëherë shefat e tij dhe menjëherë siç mëson newsbomb.al, Gjika është larguar nga qelia ku mbahej që prej mesditës së sotme dhe i transportuar me automjetet e policisë, i është drejtuar spitalit. Një prej mjekeve të spitalit rajonal të Vlorës ka konfirmuar për newsbomb.al, se Gjika ka pasur dhimbje gjoksi dhe tension të lartë.

Aktualisht, Gjika ndodhet në reaminacionin e kirurgjisë së spitalit të Vlorës, duke u vizituar nga mjekët kardiolog.

Shpëtim Gjika ka pasur edhe më parë probleme me shëndetin. Në vitin 2012, ai u transportua me helikopter nga Vlora drejt Tiranës, për shkak të problemeve të shfaqura nga hernia diskale duke kryer operacion në një spital privat në kryeqytet. Problemet me zemrën nuk shfaqen për herë të parë. Një vit më parë është shtruar në spitalin rajonal të Vlorës, si pasojë e një parainfarkti.


Arrestohet Shpëtim Gjika, shefja e urbanistikës Vlorë dhe një biznesmen

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika u arrestua në mesditë në afërsi të banesës së tij. Prokurori Ramadan Troci ka vendosur për arrestin ndërkohë që më herët Gjika kishte qenë në prokurori për verifikime. Bashkë me kryebashkiakun është arrestuar edhe shefja e urbanistikës së Bashkisë, Doriana Sulaj dhe biznesmeni Artur Haxhi i këtij qyteti.

Arrestimi i Gjikës është bërë me vendim të Gjykatës së Vlorës. Bëhet fjalë për një leje të re ndërtimi por policia dhe prokuroria deri tani nuk japin detaje të mëtejshme.

Gjika u hetua edhe më parë por gjykata e nxorri të pafajshëm për akuzat që iu bënë në adresë të tij për dhënien e lejeve të ndërtimit. .

Më parë Gjika u akuzua për falsifikim të lejeve të ndërtimit të dy godinave në Vlorë, njëra në lagjen Pavarësia dhe tjetra në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit “Petro Marko”.

Të pandehur përveç kryetarit të bashkisë Shpëtim Gjika, ishte edhe Eleni Dardhaj, punonjëse ne Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë bashkisë Vlorë si dhe disa pronarë trualli.


Deklarata e Policisë së Vlorës:

Sot me dt. 06.02.2014 Policia e Vlores ka bere ekzekutimet e masave te sigurimit "Arrest ne burg" per shtetasit

1. Shpetim Gjika, vjec 52, me detyre Kryetar i Bashkise Vlore, per vepren penale "Shperdorim detyre", "Fallsifikimi i dokumentave", "Veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes", dhe "Ndertim i paligjshem te kryera ne bashkepunim;

2. Doriana Sulaj, vjec 35, me detyre Shefe Urbanistikes ne Bashkine Vlore per veprat penale "Shperdorim detyre", "Falsifikim dokumentash" dhe "Ndertim i paligjshem" dhe "Veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes" te kryera ne bashkepunim;

3. Artur Haxhi, vjec 30, banues ne Vlore, pronar i firmes se ndertimit "Turi MZB" shpk., per veprat penale "Falsifikim i dokumentave" "Ndertim i paligjshem" dhe "Mashtrimi" te kryera ne bashkepunim.


Dokumentat e dyshuara si të falsifikuara janë:

1.         Vendim me nr.1, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në numërin rendor 19 të të cilit përshkruhet se “është miratuar shesh ndërtimi dhe lejë ndërtimi 2-8-1011 kate me subjekt ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, me pronarë 4 familje”;

2.         Vendim me nr.1/19, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe kondicioneve urbane të tij, sipas formularit nr.2, që mban datën 10.04.2013, për truallin në pronësi të 4 familjeve”;

3.         Lejë ndërtimi nr.1/19, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, sipas formularit nr.4, që mban datën 10.04.2013, në favor të subjektit ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k;

4.         Leja e përdorimit me nr.18, datë 18.06.2013 e Kryetarit të Bashkisë Vlorë


Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Përgjithshme:

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Shpëtim Gjika, me funksion Kryetar i Bashkisë Vlorë dhe shtetasen Doriana Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë të Planifikimit të Territorit në këtë institucion, të dyshuar për konsumimin e veprave penale të “fallsifikimit të dokumentave…”; “shpërdorimit të detyrës”; “ndërtim i paligjshëm..”; dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të parashikuara nga nenet 186/2, 199/a/2 e 25 dhe 143/2 të K.Penal.

Gjithashtu, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për shtetasin Artur Haxhi, administrator i shoqërisë së ndërtimit “Turi&M.Z.B”, i dyshuar për konsumimin e veprave penale “falsifikim i dokumentave”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “ndërtim i paligjshëm” dhe “mashtrimi”, të parashikuara nga nenet 186/2, 199/a/2 e 25 dhe 143/2 të K.Penal.

Vendimi i gjykatës është zbatuar nga ana e forcave të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Vlorë.

Prokuroria e Vlorës ka regjistruar procedimin penal nr.1264 viti 2013, në bazë të kallëzimit të një shtetaseje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme lidhur me këtë procedim penal ka rezultuar se shtetasi Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me shtetasen Doriana Sulaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit në Bashkinë Vlorë, kanë përpiluar dhe lëshuar dokumenta me përmbajtje të falsifikuara. Me konkretisht, dokumentat e dyshuara të falsifikuara janë si më poshtë vijon;

1.         Vendim me nr.1, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në numërin rendor 19 të të cilit përshkruhet se “është miratuar shesh ndërtimi dhe lejë ndërtimi 2-8-1011 kate me subjekt ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, me pronarë 4 familje”;

2.         Vendim me nr.1/19, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe kondicioneve urbane të tij, sipas formularit nr.2, që mban datën 10.04.2013, për truallin në pronësi të 4 familjeve”;

3.         Lejë ndërtimi nr.1/19, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, sipas formularit nr.4, që mban datën 10.04.2013, në favor të subjektit ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k;

4.         Leja e përdorimit me nr.18, datë 18.06.2013 e Kryetarit të Bashkisë Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në mbledhjen e KRRT-së së Bashkisë Vlorë të datës 17.01.2011, duke u nisur nga përmbajtja e protokollit të kësaj mbledhje, nuk rezulton që të jetë marrë në shqyrtim ndonjë kërkesë për shesh ndërtimi apo për leje ndërtimi nga pronarët e truallit të mësipërm apo nga subjekti ndërtues, si dhe nuk rezulton që të jetë miratuar shesh ndërtimi dhe lejë ndërtimi në favor të pronarëve të truallit dhe subjektit ndërtues të mësipërm.

Dokumentat me përmbajtje të falsifikuar janë përdorur nga administratori dhe përfaqësuesi ligjor i shoqërisë “Turi&M.Z.B” sh.p.k, shtetasi Artur Haxhi, me qëllim për të justifikuar kryerjen e ndërtimit si dhe për të rregjistruar objektin e ndërtuar në Z.Rr.P.P Vlorë. Rezulton se ndërtimi është kryer pjesërisht edhe në truall me pronësi shtet apo në pronësi të personave të tjerë.

Mbi bazën e këtyre dokumentave me përmbajtje të falsifikuar është kryer ndërtimi i objektit godinë banimi dhe shërbime me 11 kate dhe se për ndërtimin e këtij objekti është lëshuar leja e përdorimit dhe dokumentacioni është dërguar për tu rregjistrar pronësia e objektit në Z.Rr.P.P Vlorë.

Njëkohësisht, gjatë hetimeve paraprake është kërkuar nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në mënyrë të përsëritur që të sekuestrohet në Bashkinë Vlorë protokolli i mbledhjeve të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, për mbledhjet e zhvilluara në vitin 2011. Nga ana e Kryetarit të Bashkisë Vlorë si dhe Drejtores së Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit në Bashkinë Vlorë, protokolli i mbledhjeve në mënyrë të përsëritur është refuzuar që të vihet në dispozicion të grupit hetimor të kryesuar nga Prokurori.

Në këtë mënyrë, nga hetimet e deritanishme ekzistojnë dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se shtetasi Shpëtim Gjika në bashkëpunim me shtetasen Doriana Sulaj kanë konsumuar veprat penale “falsifikim i dokumentave”, nga personi që e ka për detyrë të lëshojë dokumentin, “shpërdorim i detyrës”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248 e 25, 199/a/2 e 25 dhe 301 të K.Penal, ndërsa shtetasi Artur Haxhi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “falsifikim i dokumentave”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “ndërtim i paligjshëm” dhe “mashtrimi”, të parashikuara nga nenet 186/2, 199/a/2 e 25 dhe 143/2 të K.Penal

Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, me vendimet e datës 06.02.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është caktuar për shtetasit Shpëtim Gjika, Doriana Sulaj dhe Artur Haxhi masa e sigurimit personale “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Furtunë transferimesh në prokurori, ja lista e 11 prokurorëve
Vlorë, arrestohet 35 vjeçari për trafik lëndësh narkotike »
Article Logic
Execution time: 0.013895988464355
array(1) { ["section"]=> string(49) "arrestimi-gjika-le-qeline-dergohet-ne-spital-2561" }