Arrestimi i 15 administratorëve për mashtrim, dëmi rreth 183 milion lekë (DETAJE TË REJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:52 05-09-2019 Arrestimi i 15 administratorëve për mashtrim, dëmi rreth 183 milion lekë (DETAJE TË REJA) Foto ilustruese

Policia e Shtetit dha informacion në lidhje me arrestimin e 15 administratorëve të bizneseve dhe kompanive të ndryshme për krijimin e skemave mashtruese të përfitimit financiar.

Sipas të dhënave, dëmi ekonomik i shkaktuar kap shifrën e 182.7 milionë lekëve.

Të ndaluarit janë: B. P., I. D., H. S., F. F., Sh. P., A. B., Sh. J., M. N., P. B., V. M., A. L., R. K., R. R., V. K dhe Rr. B.

Operacioni ‘’Informaliteti’’ do të vazhdojë me procedimin dhe të personave dhe subjekteve të tjera të biznesit.


Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Informaliteti".

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në pranga 15 administratorë të shoqërive dhe kompanive të ndryshme.

Në vijim të planin të posaçëm të masave "Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore", Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar "Informaliteti", në kuadër të cilit u ndaluan 15 shtetas, administratorë në kompani dhe shoqëri biznesi, konkretisht u ndaluan shtetasit: 

P., I. D., H. S., F. F., Sh. P., A. B., Sh. J., M. N., P. B., V. M., A. L., R. K., R. R., V. K dhe Rr. B.

Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë pasi këta shtetas me aktivitete të ndryshme ekonomike si: Ndërtime konstruksion godinash , ndërtime të ndryshme, import,eksport, tregëtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme industrial, ushqimore, makineri e pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, hidraulike, lëndë të para, materiale ndërtimi kanë kryer shitje dhe blerje të faturave fiktive në total në vlerën 182.677.020  lekë me TVSH 25.704.243 lekë të reja. Shitjet janë kryer vetëm tek një subjekt tregëtar  për të cilin nuk jepen të dhënat për arsye hetimi.

Nga analizimi i librave të blerjes rezultoj se shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka berë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor.

Në kuadër të këtij proçedimi janë shpallur disa shtetas në kërkim, ku për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjëra.

Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë,  në  ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale  “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0096359252929688
array(1) { ["section"]=> string(93) "arrestimi-i-15-administratoreve-per-mashtrim-demi-rreth-183-milion-leke-detaje-te-reja-177391" }