Pas arrestimit të dy inspektorëve në Fier Florjan Zhaka dhe Asqeri Tahiraj, për shkak se kërkuan ryshfet prej 7 mijë eurosh një biznesi ka reaguar Drejtoria e Përgjithsme e Tatimeve.
Ndër të tjera Drejtoria falenderon strukturat e hetimit që zbuluan 2 inspektorët për shkeljet.
"Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve falenderon strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar lidhur me ndalimin e menjëhershëm të dy punonjësve të strukturave të Hetimit Tatimor të dyshuar si të përfshirë në një akt korruptiv gjatë inspektimit në një subjekt në zonën e Levanit-Fier”, citohet në njoftim.
Reagimi i plotë:
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve falenderon strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar lidhur me ndalimin e menjëhershëm të dy punonjësve të strukturave të Hetimit Tatimor të dyshuar si të përfshirë në një akt korruptiv gjatë inspektimit në një subjekt në zonën e Levanit-Fier.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dënon me forcë dhe nuk do të tolerojë asnjë akt i cili lidhet me korrupsionin, aktiv apo pasiv, të punonjësve të saj dhe fton cdo biznes dhe qytetar të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm të punonjësve të saj kundrejt tyre.