Arrestimi i 4 grabitësve të Qafë Kasharit nga policia: Lajmi bën xhiron në mediat e huaja (ÇFARË SHKRUAJNË PRESTIGJOZET)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:12 15-02-2017 Arrestimi i 4 grabitësve të Qafë Kasharit nga policia: Lajmi bën xhiron në mediat e huaja (ÇFARË SHKRUAJNË PRESTIGJOZET)

Arrestimi i 4 grabitësve si dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve nga ana e Policisë për 2 grabitjet aksin pranë Qafë Kasharit ka gjetur jehonë madhe në shtypin e huaj.

Prestigjozet britanike si 'Daily Mail' dhe agjencia e lajmeve 'Reuters' kanë raportuar detaje nga ky operacion i policisë shqiptare.

'Daily Mail' nis artikullin me titullin: Policia shqiptare arreston 4 të dyshuar për grabitjen e furgonit. Sipas saj, policia ka arritur të prangosi katër nga anëtarët e bandës si dhe të rikuperojë një pjesë të parave të grabitura.

Agjencia e lajmeve 'Reuters' citon Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili tha se personat që merren me sigurinë e transportit të parave nuk mund të jenë heronj nëse paguhen me rroga shumë të ulëta.

Lajmi për arrestimin e autorëve është raportuar edhe në YAHOO.NEWS e cila citon Drejtorin e Policisë së Tiranës Ervin Hodaj. Ai thekson se policia ka arritur të vërtetojë se të arrestuarit janë të lidhur me grabitjen dhe me vjedhjen e ndodhur në po të njëjtin vend në vitin 2015.

YAHOO.NEWS nënvizon faktin se grabitësve i  janë gjetur edhe sasi të konsiderueshme parash në valuta të huaja si dhe lekë shqiptare të cilat korrespondojnë me paratë që banka po i transportonte jashtë vendit.

arrr.png

dail.png

arr1.png

albania.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikoi të dhëna për mungesat në punë të Odeta Nishanit, kërcënohet gazetari
Erion Veliaj habitet nga ky rast dhe pyet: Po ti mo shok pse…? (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.01190185546875
array(1) { ["section"]=> string(123) "arrestimi-i-4-grabitesve-te-qafe-kasharit-nga-policia-lajmi-ben-xhiron-ne-mediat-e-huaja-cfare-shkruajne-prestigjozet-68809" }