Gjykata e ka shpallur të paligjshëm arrestimin e 4 punonjësve të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të arrestuar 2 ditë më parë për shkak të dhunimit dhe fyerjes të një shtetasi me inisialet J.R, si dhe ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për pezullimin nga detyra të inspektorëve.
Por INUV ka bërë kallëzim penal për punonjësit e Komisariatit nr.1 në Tiranë, pasi sipas tyre kanë kryer veprime arbitrare. “Insepktorët nëpërmjet veprimeve arbitrare në lokalin e shtetasit J.R, 37 vjeç, banues në Tiranë, kërkuan shpjegime për mos zbatimin proces verbalit të përpiluar prej tyre, për heqjen e disa inerteve te hedhura nga komshiu shtetasi SH.B që po kryhen rregullime dhe më pas u konfliktuan duke e fyer e goditur këtë shtetas”, thuhej në njoftimin epolicisë pas arrestimit.
INUV është institucion nën administrimin e Bashkisë së Tiranës.