Zbulohen detaje të reja pas arrestimit të avokatit Gazmir Xhurxhi.
Avokati i ka zhvatur klientit të tij 17 milion lekë. Sipas policisë avokatit i është dorëzuar shuma prej 17 milion lekësh për të shtyrë kredinë që kishte marrë klienti i tij.
Gazmir Xhurxhi ka marrë shumën e parave por nuk i ka dorëzuar në bankë. Mësohet se klientit i kishte thënë se marrëveshja u arrit dhe kredia është shtyrë.
Sakaq, gjithçka u zbulua pasi zyra e Përmbarimit ka telefonuar klientin, shtetasin H.D për të shlyer këstet e kredisë, pasi në të vërtetë nuk ishte mbyllur asnjë marrëveshje.
Në këtë mënyrë është zbardhur dhe skema e rradhës e mashtrimit të avokatit Gazmir Xhurxhi. Xhurxhi u arrestua ditën e djeshme nga policia e Tiranës, për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.
Gazmir Xhurxhi është djali i avokatit Fariz Xhurxhi, gjithashtu i dënuar për mashtrimin e një klienti të cilit i mori shumën prej 5 milion lekësh duke i premtuar se do t'i nxirrte djalin nga burgu.