Arrestimi i botuesit Henri Çili, ish-ministrat Ceka e Noka dhe gazetari Qafoku në ‘një linjë’: Nëse ka ndërhyrë atje ku Policia ka lënë gjak, shumë e rëndë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:28 28-02-2020 Arrestimi i botuesit Henri Çili, ish-ministrat Ceka e Noka dhe gazetari Qafoku në ‘një linjë’: Nëse ka ndërhyrë atje ku Policia ka lënë gjak, shumë e rëndë Ssh-ministrat Ceka e Noka dhe botuesi Çili

Dy ish-ministrat e Brendshëm Flamur Noka e Neritan Ceka dhe gazetari Roland Qafoku kanë qenë në një mendim për arrestimin e gazetarit dhe botuesit Henri Çili, nëse sipas tyrre ai ka ndikuar për të liruar kriminelë që kanë vrarë policë.

Ish-ministri i PD Noka nuk përjashtoi dhe mundësinë që sipas tij arrestimi i Çilit mund të ketë prapavijë politike.

‘Mund të ketë prapavijë politike se Henri 90% të kohës ishte me pushtetin. Kur e shikonte që ikte pushteti, kalonte në opozitë dhe godiste pushtetin. Uroj që të mos ketë qenë si goditje ngaqë doli kundër qeverisë. Nëse ka ndikur për të liruar vrasës të një oficeri policie, këtu është histroi tjetër. Unë kam qenë vetë ministër i Brendshëm, por kjo është çështej pastaj që meriton për tu trajtuar ndryshe’, ka thënë ish-ministri Flamur Noka.

Ndërkohë, gazetari Roland Qafoku ka thënë: Çili kur dëgjonte lajm të kronikës së zezë dilte përjashta, jo që të bënte këto. Unë uroj që kjo të mos jetë e vërtetë. Nëse është kështu, është shumë e rëndë. Jo ta dëgjoj një koleg, një politikan, si mund ta dëgjoj një qytetarë i thjeshtë këtë. Kjo është një gjë shumë e rëndë.

Ish-ministri Neritan Ceka e quajti Henri Çilin një nga intelektualët e vendit, por duke marrë parasysh faktin se mund të ketë ndërhyrë atje ku policia ka lënë gjak, sipas tij kjo është shumë e rëndë.

‘Unë e konsideroj Çilin një nga intelektualët e shquar të vendit. Ai ishte intelektual që mendonte. Edhe Rexhep Qosja thotë i rëndë është fati i gjithë atyre që mendojnë. Ky vend nuk ka intelektualë. Nga artikujt që ka shkruar, padyshim Henri Çili ka qenjë një intelektual. Edhe universiteti që ka themeluar.

Ama nëse është siç thotë Noka që ai ka ndërhyrë atje ku policia ka lënë gjak, në një vend problematrik, kjo është shumë e rëndë’, tha Neritan Ceka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088241100311279
array(1) { ["section"]=> string(157) "arrestimi-i-botuesit-henri-cili-ish-ministrat-ceka-e-noka-dhe-gazetari-qafoku-ne-nje-linje-nese-ka-nderhyre-atje-ku-policia-ka-lene-gjak-shume-e-rende-196830" }