Arrestimi i Dashamir Xhikës, flet për herë të parë Monika Kryemadhi: Sulm i pastër politik, është çmenduri

Publikuar tek: aktualitet, më 19:06 02-02-2018 Arrestimi i Dashamir Xhikës, flet për herë të parë Monika Kryemadhi: Sulm i pastër politik, është çmenduri

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për herë të parë lidhur me arrestimin e ish-kreut te ARRSH, Dashamir Xhika mbrëmjen e djeshme.

Duke folur për këtë çështje në emisionin “Java” në TVSH, Kryemadhi tha se arrestimi është një sulm i pastër politik.

Ajo akuzoi ashpër kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini dhe deputetin e PS, Taulant Balla për presione ndaj anëtarëve të LSI në atë qytet.

“E para për llogaritarin e LSI nuk i kanë gjetur gjë në shtëpi. Arrestimi i djeshëm për mua është një arrestim i pastër politik dhe mua më vjen keq për mediat. Doli fillimisht nga mediat pranë Ramës dhe u spekulua se u arrestua për dosjen e rrugës së Elbasanit. Dashamir Xhika akuzohet për një tender të vitit 2008, kjo është çmenduri more. Ai akuzohet se nuk mori në dorëzim një rrugë. Dashamir Xhika është një djalë shumë serioz dhe të përballet me padrejtësinë e Ramës. Sepse nuk mund ta arrestosh ti një drejtor të ARRSH kështu. Por ky është një arrestim politik të them të drejtën. Është një presion politik që ushtron Taulant Balla me Qazim Sejdinin në strukturat e LSI në Elbasan”,- u shpreh Monika Kryemadhi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentoi të hipte në tren në lëvizje, vdes i riu shqiptar pas 4-muajsh në spital (EMRI)
Anketa globale në Universitetin Mesdhetar: Pas 10 vitesh, Shqipëria bën hapa përpara për aksesin e publikut mbi buxhetin »
Article Logic
Execution time: 0.010249853134155
array(1) { ["section"]=> string(110) "arrestimi-i-dashamir-xhikes-flet-per-here-te-pare-monika-kryemadhi-sulm-i-paster-politik-eshte-cmenduri-108900" }