Arrestimi i djemve të Azem Hajdarit, zbardhen DETAJE të reja nga sherri me 20-vjeçarin: Me çfarë e kapën te varri i babait

Publikuar tek: aktualitet, më 08:20 05-01-2018 Arrestimi i djemve të Azem Hajdarit, zbardhen DETAJE të reja nga sherri me 20-vjeçarin: Me çfarë e kapën te varri i babait

Ditën e djeshme dy djemtë e Azem Hajdarit u ndaluan nga policia në pikë kufitare të Muriqanit. Ndërsa pas konsultimit me prokurorin, Kirjol dhe Azem Hajdari u lanë të lirë.

Djemtë u ndaluan pasi akuzoheshin se kishin dhunuar një person, Mikel Margjeka. Ngjarje e ndodhur kjo më 27 dhjetor të vitit që lamë pas. 20-vjeçari Margjeka i akuzoi dy djemtë për plagosje, duke pretenduar se e kishin goditur në trup dhe në kokë me sende të forta.

Sipas Margjekës, i cili rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje, ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e Saukut në Tiranë. Mirëpo ky i fundit ka patur më herët një tjetër përplasje me djalin e vogël të Azemit, i cili trashëgon edhe emrin e tij. Ngjarja ka ndodhur te  Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Sipas Margjekës, por edhe dy vëllezërve gjithçka ka ndodhur për një cigare hashash.

Sipas “Panorama”, më 24 dhjetor djali i vogël i Azemit ka shkuar te varri i të atit një ritual që sipas tij e bënte shpesh. Sapo është afruar pranë varrit ka parë që aty ishin dy persona të tjerë. Fillimisht ka menduar se ishin të afërm të tij, por kur është afruar pranë nuk i ka njohur.

Sipas tij dy të rinjtë njëri prej të cilëve Mikel Margjeka po tymosnin hashash te varri i babait të tij.

Për Azemin 19 vjeç ky ishte një akt shumë i shëmtuar për varrin e të atit dhe pasi ka debatuar disa minuta me fjalë është betuar që nuk do përfundonte me kaq.

Ndërsa 3 dite pas këtij konflikti ndodhi edhe ngjarja tjetër në lokalin e Saukut, për të cilin 2 vëllezërit Hajdari u shpallën në kërkim. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Radhët e gjata te mjeku, Rama nxjerr VIDEON me risinë më të fundit: Rrugë e vështirë, por e drejtë
Arta Marku bën lëvizjen e re, ja kë emëron këshilltar në kabinetin e saj (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.013104915618896
array(1) { ["section"]=> string(127) "arrestimi-i-djemve-te-azem-hajdarit-zbardhen-detaje-te-reja-nga-sherri-me-20-vjecarin-me-cfare-e-kapen-te-varri-i-babait-105481" }