Arrestimi i Eldi Dizdarit, flet koloneli në Dubai: Si e kapëm bosin shqiptar të kokainës

Publikuar tek: bota, më 21:42 19-09-2020 Arrestimi i Eldi Dizdarit, flet koloneli në Dubai: Si e kapëm bosin shqiptar të kokainës

Policia e Dubait ka arrestuar Denis Matoshin, ose ndryshe i quajtur Eldi Dizdari, një drejtues i bandës shqipfolëse ‘Kompania Bello’, një sindikatë ndërkombëtare e krimit të organizuar e përfshirë në trafikimin e drogës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës.

Operacioni, i cili përfshinte departamentet anti-drogë të 10 vendeve, rezultoi në kapjen e 20 drejtuesve të bandave në kërkim në një seri operacionesh të sinkronizuara të martën e kaluar.

Koloneli Saeed Al Qamzi, drejtor i Departamentit të Personave të Kërkuar në Policinë e Dubait, tha se ata e vendosën të dyshuarin Eldi Dizdari nën mbikëqyrje të vazhdueshme për disa ditë para se të merrnin atë që quhet ‘njoftimi i kuq’ kundër tij.

‘Me shkëmbimin e informacionit me autoritetet italiane, ne identifikuam vendin e mbretit të drogës dhe monitoruam lëvizjet e tij të përditshme dhe e kapëm atë sapo morëm njoftimin e kuq’, shtoi koloneli Al Qamzi.

Koloneli Al Qamzi vuri në dukje se Matoshi kërkohet nga autoritetet italiane nën akuzat e drejtimit të një bande të organizuar kriminale përgjegjëse për operacionet e trafikut të drogës.

‘Së bashku me drejtuesit e tjerë të bandave, i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra tonë drogë në Evropë përmes porteve detare dhe i shiti ato te përdoruesit e drogës,’ shpjegoi Col Al Qamzi.

Col Al Qamzi vuri në dukje se Matoshi do t’i dorëzohet autoriteteve në Interpolin Italian pasi ta paraqesë atë para Prokurorisë Publike në Dubai dhe të ndërmarrë veprime ligjore për të marrë urdhrin e tij të ekstradimit sipas ligjeve ndërkombëtare në këtë drejtim.

Gjeneral major Khalil Ibrahim Al Mansouri, ndihmës komandant i përgjithshëm për çështjet e hetimit penal në Policinë e Dubait, tha se operacioni u krye nga ekipi SWAT i Policisë së Dubait, në bashkëpunim me disa agjenci policie në 10 vende.

‘Një ekip oficerësh elitë nga Departamenti i Personave të Kërkuar në CID në Policinë e Dubait u caktua menjëherë detyra pasi shkëmbyen informacionin e nevojshëm me autoritetet italiane dhe Interpol. Oficerët tanë, të ndihmuar nga qendra e analizës së të dhënave kriminale në Policinë e Dubait, arrestuan të dyshuarin në Dubai", shtoi gjeneral major Al Mansouri.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011973142623901
array(1) { ["section"]=> string(93) "arrestimi-i-eldi-dizdarit-flet-koloneli-ne-dubai-si-e-kapem-bosin-shqiptar-te-kokaines-220972" }