Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka dhënë autorizimin në mënyrë unanime për arrestimin e gjyqtares Parashevi Ademi pas kërkesës së prokurorisë.
Gjuqtarja Ademi u kap në flagrancë bashkë me një avokat teksa i merrnin një qytetari rryshfet në Laç. Të dy ata kanë marrë 2 milion lekë të vjetra për një çështje të një qytetari. Emri i qytetarit që i ka denoncuar nuk bëhet publik,
Si provë materiale gjyqtares dhe avokatit u janë kapur paratë e marra nga qytetari. Duket se gjyqtarja kishte zgjedhur skemën e bashkëpunimit me avokatin, për të marrë ‘’gjobën’’ vënë qyetearit, prej 2 milion lekësh. Ademi është gjyqtare prej më shumë se 20 vitesh në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Lezhës. Ajo ka qenë e lakuar ndër gjyqtarët me shkelje në të kaluarën.