Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, gazetarja: Ka dyshime se kemi të bëjmë me një grup kriminal, Prokuroria ka heshtur në të gjitha rastet e lirimit të të dënuarve

Publikuar tek: aktualitet, më 21:34 22-02-2021 Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, gazetarja: Ka dyshime se kemi të bëjmë me një grup kriminal, Prokuroria ka heshtur në të gjitha rastet e lirimit të të dënuarve Enkelejda Hoxha

Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha bëri shumë bujë në opinionin public, pasi gjyqtarja kishte liruar nga burgu disa persona të dënuar me burgim të përjetshëm.

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se nga hetimet rezulton se Hoxha nuk ka qenë e vetme në veprimtarinë e saj, pork a dyshime se kemi të bëjmë me nëj grup të strukturuar kriminal brenda sistemit të drejtësisë.

Ajo tha se Prokuroria ka heshtur në të gjitha rastet e lirimit të të dënuarve, ndërsa Shërbimi i Provës ka deklaruar se këta njerëz nuk kanë probleme.

“Gjyqtarja Enkeleda Hoxha nuk rezulton se ka qenë e vetme në veprimtarinë e saj. Prokuroria ka heshtur në të gjitha rastet e Hoxhës, kur të dënuarit janë liruar me kusht. Shërbimi i Provës deklaroi se këta njerëz nuk kanë probleme. Rezultojnë se ka kompani që thonë se këta persona do të merreshin në punë.

Ka dyshime për një grup të organizuar që funksiononte si i tillë. Edhe me burgjet dyshohet se ka bashkëpunim. Shorti ka shkuar përherë tek e njëjta gjyqtare. Si ka mundësi që të shkojë çështja gjithmonë tek kjo gjyqtare? Janë pikëpyetje që po hetohen nga SPAK”, tha Lala.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Vaksinimi i personaliteteve’, Dritan Hila: Ia dha truri Edi Ramës dhe e vendosi, ka të drejtë të zgjedhë kush është personalitet ose jo
‘Në SHBA ndër të parat ishte Bleona Qerreti, s’ka sëmundje as është 80+’, Spahiu jep dy argumente pro dhe dy kundër për vaksinimin e personaliteteve »
Article Logic
Execution time: 0.010840892791748
array(1) { ["section"]=> string(170) "arrestimi-i-gjyqtares-enkelejda-hoxha-gazetarja-ka-dyshime-se-kemi-te-bejme-me-nje-grup-kriminal-prokuroria-ka-heshtur-ne-te-gjitha-rastet-e-lirimit-te-te-denuarve-239836" }