Arrestimi i grabitësit të pestë, reagon kryeministri Rama: Po ngushtohet rrethi

Publikuar tek: politike, më 17:40 23-04-2019 Arrestimi i grabitësit të pestë, reagon kryeministri Rama: Po ngushtohet rrethi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për arrestimin e personit të pestë të dyshuar si pjesëmarrës në grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit.

Në një postim në Twitter, Rama përgëzon policinë dhe thotë se tashmë rrethi i keqbërësve po ngushtohet falë punës intensive dhe profesionale të uniformave blu.

“Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit.E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete”, shkruan Rama në Twitter.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016110181808472
array(1) { ["section"]=> string(84) "arrestimi-i-grabitesit-te-peste-reagon-kryeministri-rama-po-ngushtohet-rrethi-161570" }