Arrestimi i Henri Çilit, Sekretari i PD Bardhi: Nuk duhet të nxitohemi për të etiketuar individë si kriminelë

Publikuar tek: politike, më 00:09 29-02-2020 Arrestimi i Henri Çilit, Sekretari i PD Bardhi: Nuk duhet të nxitohemi për të etiketuar individë si kriminelë Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka folur mbrëmjen e sotme për arrestimin e botuesit Henri Çili.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë’, Bardhi ka thënë se nuk mund të fliste pa parë dosjen hetimore dhe të etiketonte botuesin Çili si kriminel.

‘Nuk e njoh personalisht, lajmi tërheq vëmendje. Ndoqa me vëmendje deklaratën e sotme të Drejtorit të Policisë së Shtetit, nuk duhet të nxitohemi për të etiketuar individë të caktuar si kriminelë a jo. Kjo është një çështje që duhet trajtuar në mënyrë gjyqësore, nuk mund të jap një opinion nëse nuk shoh dosjenu, u shpreh Bardhi.

Ndërkohë, i pyetur nga drejtuesi i emisionit Arian Çani ‘A mund të arrestohet nëse je përgjuar?’, Bardhi tha se për momentin bëhet fjalë vetëm për urdhër-ndalim nga Prokuroria.

‘Bëhet fjal për urdhër-ndalim nga organi i Prokurorisë, nuk ka vendim gjykate. Përgjimi është indicie që të çon tek prova, nuk dimë nëse ka prova se nuk kemi dosjen. Për sa kohë janë pjesë e një dosje hetimore, çështja është e përbashkët dhe dalin bashkarisht në gjykatë (të 28 të arrestuarit). Ndodh brenda 48 orëve sipas ligjit’, shtoi Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD.

Lexo edhe: Del LISTA me emrat e te arrestuarve në operacionin "MEZHGORANI"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089190006256104
array(1) { ["section"]=> string(114) "arrestimi-i-henri-cilit-sekretari-i-pd-bardhi-nuk-duhet-te-nxitohemi-per-te-etiketuar-individe-si-kriminele-196838" }