Arrestimi i ish-shefit të inteligjencës së FSK-së në Kosovë, EULEX e konfirmon: Ne dhamë përkrahje operacionale dhe logjistike, në përputhje me ligjet

Publikuar tek: rajon, më 13:35 24-09-2020 Arrestimi i ish-shefit të inteligjencës së FSK-së në Kosovë, EULEX e konfirmon: Ne dhamë përkrahje operacionale dhe logjistike, në përputhje me ligjet Salih Mustafa

EULEX ka konfirmuar se është arrestuar Salih Mustafa, ish- shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit.

Në një përgjigje dërguar për Telegrafin nga zyra për shtyp të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX-it),  thuhet se i kanë dhënë përkrahje operacionale dhe logjistike Zyrës së Prokurorit të Specializuar në bazë të mandatit të tij dhe në përputhje me legjislacionin e Kosovës.

“Siç është cekur në komunikatën për shtyp, të lëshuar sot nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZSP), sot në Kosovë është arrestuar Salih Mustafa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të urdhër arrestit, urdhrit për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i ka dhënë përkrahje operacionale dhe logjistike ZSP-së në bazë të mandatit të tij dhe në përputhje me legjislacionin e Kosovës”, ka thënë zyra për shtyp e EULEX-it.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010960102081299
array(1) { ["section"]=> string(154) "arrestimi-i-ish-shefit-te-inteligjences-se-fsk-se-ne-kosove-eulex-e-konfirmon-ne-dhame-perkrahje-operacionale-dhe-logjistike-ne-perputhje-me-ligjet-221499" }