Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Serbia i lutet Maqedonisë së Veriut për ekstradim

Publikuar tek: aktualitet, më 18:05 30-07-2019 Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Serbia i lutet Maqedonisë së Veriut për ekstradim Tomorr Morina

Serbia i ka dërguar kërkesë të posaçme Maqedonisë së Veriut për të ekstraduar ish-pjesëtarin e UÇK-së Tomorr Morina, i cili mbahet në gjendje arresti nga autoritetet maqedonase për llogari të Interpolit.

Shteti serb e akuzon Morinën për “krime lufte” ndaj popullatës serbe në Kosovë gjatë Luftës së Kosovës në vitet 1998-1999.

Por, zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani deklaroi se punon për lirimin e tij.

“Për momentin unë pres një përgjigje, kam një kërkesë zyrtare deri tek gjykatësja që ka lëndën që më lejon të vizitoj zotin Morina dhe unë besoj se gjatë ditës do të shkoj deri te institucioni për të vizituar atë për shkak se kemi një mos koordinim të avokatit të tij, kërkesës për ekstradim e kështu me radhë”, deklaroi zyrtari i qeverisë maqedonase.

Arrestimi i Morinës javën e kaluar ka ngjallur pakënaqësi në Kosovë dhe në rrethin shqiptar duke e konsideruar ndalimin e tij për “motive politike”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008601188659668
array(1) { ["section"]=> string(91) "arrestimi-i-ish-ushtarit-te-uck-se-serbia-i-lutet-maqedonise-se-veriut-per-ekstradim-173847" }