Arrestimi i këshilltarit të Haradinajt në Serbi, Pacolli: Logjikë primitive, në shenjë proteste mbyllim…

Publikuar tek: rajon, më 19:45 25-04-2019 Arrestimi i këshilltarit të Haradinajt në Serbi, Pacolli: Logjikë primitive, në shenjë proteste mbyllim… Ministri i Jashtem i Kosoves, Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas ndalimit nga autoritetet serbe në pikën kufitare, këshilltarit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Srdjan Javanoviç.

Pacolli deklaroi se institucionet e Kosovës do ta monitorojnë këtë rast dhe nëse Javanoviç është keqtrajtuar atëherë në shenjë proteste do ta shohin si mundësi mbylljen e përkohshme të konsullatës  diplomatike të Kosovës në Serbi.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Partia Liberale Serbe (PLS) ka njoftuar se në pikën kufitare ‘Dheu i Bardhë’, është ndaluar anëtari i kësaj partie dhe njëkohësisht këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Srdjan Javanoviç.

Postimi i plotë:

Serbia po vazhdon me fushatën e terrorit mbi qytetarët e Republikës së Kosovës, duke i ndalur dhe keqtrajtuar në pika kufitare apo brenda territorit të saj. Arrestimi i sotshem i Këshilltarit të Kryeminstrit, Srdjan Jovanoviç, nga autoritetet e sigurisë dhe intelegjenca serbe, tregon që Serbia nuk njeh parimet themelore të qytetarisë.

Ky regjim jo demokratik, i arreston serbet e Kosovës, sepse mendon që fakti se ata janë serbë, i bënë me automatizëm edhe shtetas të saj. Është pikërisht kjo logjike primitive, sipas së ciles serbet kudo në botë i takojnë Serbisë, ajo e cila e ka shtyrë këtë vend në luftra dhe konflikte me popuj dhe vendet tjera.

Do t'i kërkojmë Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, të monitoroj këtë rast, dhe nëse Jovanoviç keqtrajtohet, në shenjë proteste do të shohim mundësinë e mbylljes sê përkohshme të prezencës sonë diplomatike në Serbi.

Është e qartë që mungon trysnia nga Bashkimi Evropian mbi këtë vend, dhe edhe përkushtimi për procesin e normalizimit!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027491092681885
array(1) { ["section"]=> string(107) "arrestimi-i-keshilltarit-te-haradinajt-ne-serbi-pacolli-logjike-primitive-ne-shenje-proteste-mbyllim-161855" }