Arrestimi i ‘kokës’ së atentateve në hotel ‘Voloreka’ dhe 3 bashkëpunëtorëve, ironizon aktivisti: Po të lexosh akuzat, duket sikur RENEA ka arrestuar një hajdut xhepash

Publikuar tek: aktualitet, më 10:28 12-08-2020 Arrestimi i ‘kokës’ së atentateve në hotel ‘Voloreka’ dhe 3 bashkëpunëtorëve, ironizon aktivisti: Po të lexosh akuzat, duket sikur RENEA ka arrestuar një hajdut xhepash Ilustruese

Aktivisti Gerti Shella ka ironizuar operacion e zhvilluar nga RENEA sot në mëngjes në Pogradec, ku ka rënë në pranga një preson i rrezikshëm, Ilir Beqiraj, organizator i 2 atentateve ndaj hotel ‘Volorekës’, dhe 3 bashkëpunëtorët e tij.

Sehlla, duke iu referuar njoftimit zyrtar të bërë nga policia mbi këtë operacion dhe akuzat e ngritura ndaj të arrestuarve, shkruan se duket sikur RENEA ka kapur një hajdut xhepash.

“Kapet grupi kriminal që terrorizoi Tushemishtin. Organizatori eshte arrestuar në çadrën e ngritur në pyll. Per kete bravo Policise.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tij jane ngritur akuzat "Kanosja për të mos kallëzuar", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", "Prishja e qetësisë publike" kryer në bashkëpunim", për ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2020, në lagjen nr. 3 përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Po te lexosh akuzat e ngritura, duket se Renea ka kapur nje hajdut xhepash, dhe jo me nje person/grup qe ka vene ne jete nje akt te paster terrorist. BRAVO PROKURIA...BRAVO”, shkruan Shella.

Lexo: https://www.newsbomb.al/bombarduan-me-plumba-hotel-voloreken-policia-arreston-organizatorin-dhe-3-autoret-si-u-kap-ne-nje-cader-ne-pyll-liri-i-rrushkes-dhe-2-te-tjere-emrat-detaje-nga-operacioni-216866

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0080831050872803
array(1) { ["section"]=> string(168) "arrestimi-i-kokes-se-atentateve-ne-hotel-voloreka-dhe-3-bashkepunetoreve-ironizon-aktivisti-po-te-lexosh-akuzat-duket-sikur-renea-ka-arrestuar-nje-hajdut-xhepash-216870" }