Arrestimi i Mjacajt, Çako: Po analizojmë pse ky kriminel ishte liruar

Publikuar tek: aktualitet, më 15:42 05-07-2015 Arrestimi i Mjacajt, Çako: Po analizojmë pse ky kriminel ishte liruar Haki Çako (majtas), arrestimi i Sokol Mjacajt

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako në një deklaratë pas arrestimit të autorit të vrasjes së dy turistëve çekë, Sokol Mjacaj, ka shprehur falënderimin për forcat e policisë si dhe ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave.

Çako tha se policia do të analizojë në mënyrë të detajuar edhe faktin se “pse ky kriminel gjendej jashtë pasi ka qenë më parë i dënuar për tentativë vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije”.

“Falënderoj forcat e policisë për kapjen e autorit të vrasjes barbare. Falënderoj pa masë edhe banorët e Grudës së Re që na erdhën në ndihmë si dhe të gjithë efektivët e policisë që kanë 48 orë pa pushuar.

Është një ngjarje shumë e rëndë. Gjej rastin të përcjell ngushëllimet e mija familjarëve të viktimave”, ka thënë Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Çako tha se hetimet do të përcaktojnë nëse Sokol Mjacaj ka patur edhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rudina Xhunga për kapjen e Mjacajt: Shpresë që padrejtësia të mos e lirojë pas 5 vitesh
Mbesa e ish-kryeministrit e quan vrasjen e dy turistëve “aksident fatal”: Vajtoni me lot krokodili »
Article Logic
Execution time: 0.01264500617981
array(1) { ["section"]=> string(73) "arrestimi-i-mjacajt-cako-po-analizojme-pse-ky-kriminel-ishte-liruar-15382" }