Arrestimi i Moisi Habilaj, reagon deputetja e re: Kryeministri ra, jep dorëheqjen!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:06 17-10-2017 Arrestimi i Moisi Habilaj, reagon deputetja e re: Kryeministri ra, jep dorëheqjen!

Pas arrestimit të bandës së shqiptarëve, mes tyre edhe Moisi Habilaj, i njohur edhe si i afërmi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit vjen edhe reagimi i deputetes së re, Kejdi Mehmetaj.

Ajo kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe poston një fragment të shkrimeve nga mediat italiane, ku implikojnë politikanët në aktivitetin e tyre të drogës.

“Kryeministri që ka koment për çdo gjë, që merr në gjyqe publike punonjësit e thjeshtë vetëm se kanë bark të madh e nuk plotësojnë shijet e tij estetike, pse nuk ka thënë ende një fjalë për trafikantin Moisi Habilaj dhe kushëririn e tij ministrin e brendshëm?

Hetuesit italianë dhe media aty kanë folur e shkruar gjatë për sasinë e jashtëzakonshme të drogës që është prodhuar dhe trafikuar nga Shqipëria dhe mbi të gjitha për lidhjen e trafikantëve me policinë e shtetit dhe ministrin e kryeministrin.

Cituar nga mediat italiane:

Moisi Habilaj bisedon me pronarin e një karburanti në komunën Lentini: “Nëse vjen në Shqipëri do ta kuptosh se policia është e korruptuar madje ka raste që është vetë kreu i policisë që ndihmon për të ngarkuar thasët me drogë” thotë ai.

Në një nga këto takime Moisi Habilaj flet për kushëririn e tij politikan duke u shprehur se “30 mijë euro i duhet t’ia japë Saimirit”.

Kryeministri ra! Të japë dorëheqien përpara se populli ta heqë pa mëshirë nga ajo karrige që e mban ulur vetëm krimi e droga”, shkruan Mehmetaj.

 

 kejdi.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019747972488403
array(1) { ["section"]=> string(84) "arrestimi-i-moisi-habilaj-reagon-deputetja-e-re-kryeministri-ra-jep-doreheqjen-96168" }