Arrestimi i nipit të deputetit të PS, zv.ministri i Brendshëm: Ka prova, ka qenë në makinën e atentatorëve të Prokurorit Ndoja

Publikuar tek: politike, më 22:18 05-11-2019 Arrestimi i nipit të deputetit të PS, zv.ministri i Brendshëm: Ka prova, ka qenë në makinën e atentatorëve të Prokurorit Ndoja FotoArkive: Zv.ministri i Brendshem Besfort Lamallari

Zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari shprehet se Policia ka prova se nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, Redjan Rraja, i arrestuar sot pasi po tentonte të largohej nga Shqipëria, ka qenë makinë me atentatorët e prokurorit Arjan Ndoja.

Lamallari ka thënë në emisionin “Real Story” se nuk ka asnjë dyshim që Redjan Rraja ka qenë në makinën e atentatorëve pasi gjurmët e gishtave kanë konfirmuar praninë e nipit të deputetëve në Benzin E280, nga ku u qëllua në drejtim të Prokurorit Arjan Ndoj.

“Nuk ka asnjë dyshim që personi i arrestuar ka qenë në automjet. Kjo provohet nga gjurmët e gishtave. Ngjarja ndodhi në 1 nëntor. Pra prej 3 ditësh po hetohet për ngjarjen nën kontrollin e prokurorëve të Krimeve të Rënda. Duke parë bashkimin, kam besim se për 3 ditë apo 3 javë do të kemi avancim në këtë aspekt. S’duhet të përjashtojmë asnjë pistë. Akuza e parë është ‘vrasja e mbetur në tentativë për shkak të detyrës’, por mund të jenë edhe ndaj personit tjetër. Kryeministri dhe zv/kryeministri kanë më shumë burime sesa ne. Ka një grup të mirë hetimor që po merren me këtë rast. Besoj se do të kemi zhvillime pozitive”, u shpreh zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037539005279541
array(1) { ["section"]=> string(130) "arrestimi-i-nipit-te-deputetit-te-ps-zv-ministri-i-brendshem-ka-prova-ka-qene-ne-makinen-e-atentatoreve-te-prokurorit-ndoja-184838" }