Arrestimi i protestueses së PD, Basha-Ramës: Do kesh të njëjtin fund

Publikuar tek: barometri, më 08:21 03-01-2018 Arrestimi i protestueses së PD, Basha-Ramës: Do kesh të njëjtin fund

Lulzim Basha, kreu i PD e ka nisur vitin e ri 2018 i revoltuar si pasojë e ndalimit të protestuesëve të djathtë në kufi.

Rasti më i fundit ishte ai i Fiqirije Nezaj në pikën kufitare të Morinës në Kukës. Ajo u ndalua pasi kishte marrë pjesë në protestën e opozitës të mbajtur në fund të dhjetorit 2017, tubim që u shoqërua edhe me incidente të dhunshme para godinës së parlamentit.

Basha i drejtohet Ramës me një postim në facebook duke i thënë se burgu është për trafikantët e drogës dhe kriminelët që janë lënë të lirë, dhe jo për njerëzit që protestojnë kundër shkeljes së kushtetutës dhe të drejtave të tyre.

“Ndalimi i protestuesve edhe ne naten e nderrimit te viteve eshte reagim prej frikacaku i Edi Rames nga zemerimi masiv i qytetareve, qe fale bashkeqeverisjes se tij me krimin, jane sot me te varfrit ne Europe. Ndersa me bekimin e tij kalojne tonelata droge drejt Italise, policia e urdheruar nga Edi Rama dhe vellai i trafikantit te droges, Fatmir Xhafa, po ndalon qytetaret qe u ngriten kunder dhunimit te kushtetutes, kunder emerimit te Edi Rames kryeprokuror. Keto jane shenjat e tmerrit qe i ka kapur nga protesta e rradhes. Burgosja e qytetareve nuk e shpeton dot Edi Ramen, sepse nje popull te tere nuk e burgos dot. Burgu eshte vendi per trafikantet, bashkepuntoret e krimit ne pushtet, per te korruptuarit qe Edi Rama po ben gjithcka per t’i mbrojtur, jo per qytetaret qe ngrihen se nuk sigurojne dot buken e femijeve te tyre, ngrohjen ne kete dimer te acarte, nuk paguajne dot faturat qe rriten cdo vit. Me akte te tilla Edi Rama nuk ben gje tjeter veçse po firmos me shpejtesi fundin e tij politik. Shqiptaret e vrane friken 28 vite me pare. Kushdo qe perpiqet te riktheje sundimin permes frikes, do te kete te njejtin fund!”, shkruan Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069870948791504
array(1) { ["section"]=> string(73) "arrestimi-i-protestueses-se-pd-basha-rames-do-kesh-te-njejtin-fund-105234" }