Arrestimi i Saimir Tahirit, zv.ministri i Ramës zbardh “paktin” mes PD dhe Prokurorisë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:30 24-10-2017 Arrestimi i Saimir Tahirit, zv.ministri i Ramës zbardh “paktin” mes PD dhe Prokurorisë

Çeshtja “Tahiri” është kthyer në temën e ditës, sidomos në radhët e politikës dhe më gjerë prej disa ditësh.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi nga parlamenti autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit dhe arrestimin e tij me akuzën se është i implikuar në mënyrë indirekte në organizatën e Habilajve, pjesëtarë të së cilës u arrestuan pak ditë më parë nga policia italiane për trafik droge.

Vendimi për heqjen ose jo të imunitetit të Tahirit do të merret ditën e nesërme në një seancë të posaçme, ndërsa një ditë më parë Rama e përjashtoi nga të gjitha funksionet e tij në PS.

Ndërkohë, zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi zbardh se cila është “marrëveshja” mes Partisë Demokratike e cila kërkon arrestimin e ish-ministrit mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“PD: Të arrestohet ish-ministri se i duhet çështjes tonë

Prokuroria: Dakord!”, kështu shkruan në rrjetet sociale zv.ministri. 

 

petro_koci.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022250890731812
array(1) { ["section"]=> string(89) "arrestimi-i-saimir-tahirit-zv-ministri-i-rames-zbardh-paktin-mes-pd-dhe-prokurorise-97019" }