Arrestimi i të dyshuarit të pestë për grabitjen e Rinasit, policia jep DETAJE (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:38 23-04-2019 Arrestimi i të dyshuarit të pestë për grabitjen e Rinasit, policia jep DETAJE (EMRI)

Policia e Shtetit jep detaje për arrestimin e personit të pestë, të dyshuar si pjesëmarrës në grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit.

Raportohet se shtetasi Elton Pikli, 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, u arrestua mbrëmë në mesnatë.

Mësohet se 32 vjeçari ka tentuar të arratiset drejt Bullgarisë, por është vënë në pranga pasi emri i tij ka dale nga përgjimet.

Pikli ka punuar si kasap në qytetin e Krujës dhe nuk njihet si person me precendentë penalë të mëparshëm.

Ndërkohë për grabitjen e miliona eurove janë arrestuar më parë F. Beqiraj, Alkond Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.

Ndaj Bengasit, Krimet e Rënda vendosën masën ‘arrest me burg’ edhe pse ai pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke dhënë detaje të grabitjes dhe emra të personave të përfshirë.

Ndërkohë personat e tjerë pritet të njihen me masën e sigurisë njëri pas tjetrit në ditët në vijim.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P banues në Krujë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të "Grupit të Strukturuar Kriminal", ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” "Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentative.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01993203163147
array(1) { ["section"]=> string(88) "arrestimi-i-te-dyshuarit-te-peste-per-grabitjen-e-rinasit-policia-jep-detaje-emri-161569" }