Arrestimi i të riut që urinoi para Kryeministrisë, Erl Murati: Qeveria të përmjerë publikisht, ndoshta e kupton më mirë popullin e vet

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:07 18-04-2019 Arrestimi i të riut që urinoi para Kryeministrisë, Erl Murati: Qeveria të përmjerë publikisht, ndoshta e kupton më mirë popullin e vet Erl Murati

Policia ka vënë në pranga ditën e djeshme qytetarin që urinoi në derën e Kryeministrisë në protestën e 13 prillit të organizuar nga opozita.

 

Mësohet se pas identifikimit nga kamerat është vënë në pranga Florian Marku nga qyteti i Shkodrës.

Me këtë fakt ironizon gazetari Erl Murati i cili thotë se nuk do ishte ide e keqe që qeveria të përmjerë publikisht dhe ndoshta kështu e kupton më mirë popullin e vet.

“I ndjeri Teodor Keko ka shkruar dikur një tregim me titull “Balada e urinës”. Aty i bën thirrje krerëve të shtetit që të mos urinojnë vetëm, por të shkojnë në shurrtoret publike. Duke e bërë këtë, kokat e kombit do lexojnë në mure ç’shkruhet për ta dhe do ta kuptojnë më mirë popullin e tyre.

E hiç, ky tregim mu kujtua sot pasi lexova lajmin për arrestimin e të riut që urinoi para kryeministrisë. S’është ide e keqe që qeveria të përmjerë publikisht, ndoshta e kupton më mirë popullin e vet”, shkruan Murati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02791690826416
array(1) { ["section"]=> string(138) "arrestimi-i-te-riut-qe-urinoi-para-kryeministrise-erl-murati-qeveria-te-permjere-publikisht-ndoshta-e-kupton-me-mire-popullin-e-vet-160886" }