Arrestimi i Tesi Bashos, Policia jep DETAJE: Në pranga edhe i vëllai, pjesë e bandës së Llanajve, vrau dy prostituta në 2008-ën në Itali (Si tentoi t’i ikë policisë duke hapur zjarr)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:46 16-10-2019 Arrestimi i Tesi Bashos, Policia jep DETAJE: Në pranga edhe i vëllai, pjesë e bandës së Llanajve, vrau dy prostituta në 2008-ën në Itali (Si tentoi t’i ikë policisë duke hapur zjarr) Aida Hajnaj

Policia e Shtetit në një deklaratë për shtyp ka dhënë detaje lidhur arrestimin e Tesilvano Bashos, i njohur ndryshe si Tesi.

Zëvendës drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj bëri me dije se Basho është pjesë e bandës së Llanajve në Vlorë.

Gjithashtu raportohet se në pranga është vënë edhe vëllai i Tesi Bashos, Satilno Basho, 33 vjeç. Gjatë arrestimit Tesilvano ka shkëmbyer zjarr me policinë, por nuk ka mundur të arrestohet.

Në datën 24.01.2008, Tesi Basho ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte vetë për prostitucion.   

Gjykata e Torinos /Itali në vitin 2016 e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm, për veprat penale "Vrasja", "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit", por në të njëtin vit ai është arratisur nga burgu i Rebibbos.

Ndërkohë dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas.

Policia e Shtetit/ Deklarata e plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Selenica"

Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale “Renea”, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.

Kapet një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me percedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit kapet dhe vëllai i tij për "Shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie".

Sekuestrohen arsenal armësh, municione, tritol e lëndë narkotike.

Policia e Shtetit, në kuadër të planit të posaçëm të masave për kapjen e personave  të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, gjatë paradites së sotme, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Selenica”.

Departamenti i Policisë Kriminale pas informacioneve të grumbulluara, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Forcat Speciale “Renea”, Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, në kuadër të operacionit " Selenica ", si rezultat i ndërhyrjes profesionale ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të personit me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, Tesi alias Tesilvan Basho, 38 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë.

Ky shtetas në momentin e ndërhyrjes së Policisë ka tentuar të reagojë dhe të largohet, por falë veprimeve profesionale të Policisë është neutralizuar dhe vënë në pranga.

Këtë shtetas, Gjykata e Torinos /Itali në vitin 2016 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale "Vrasja", "Shfrytëzim prostitucioni" dhe "Mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit".

Më datë 24.01.2008, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri dy shtetase që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzonte ky shtetas për prostitucion.

Shtetasi Tesi Basho në 2016 është arratisur nga burgu i Rebibbos në Itali.

Gjithashtu u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Vlorë, i vitit 2019, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Tesi (Tesilvan) Basho, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Po gjatë operacionit të paradites së sotme, forcat e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin edhe të shtetasit Satilno Basho, 33 vjeç, banues në Vlorë, vëllai i Tesi Bashos. Për këtë shtetas kishte urdhër-ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, i dyshuar për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie".

Të dy vëllezërit dyshohet se në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 000 euro një shtetas.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri Kallashnikov me 6 krehëra me fishekë, 1 armë zjarri pistoletë me dy krehëra, kallëp me lëndë eksplozive, jelek antiplumb, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, 10 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 5 radio marrëse - dhënëse si të Policisë, 900 euro, si dhe dokumente të ndryshme.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar për krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe fton cilindo që të denoncojë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.

7bd6c395c3f8bd48b21acf21a12d85f5_L.jpg

Momenti i arrestimit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1349720954895
array(1) { ["section"]=> string(183) "arrestimi-i-tesi-bashos-policia-jep-detaje-ne-pranga-edhe-i-vellai-pjese-e-bandes-se-llanajve-vrau-dy-prostituta-ne-2008-en-ne-itali-si-tentoi-t-i-ike-policise-duke-hapur-zjarr-182302" }