Arrestimi i ‘ushtarit të ISIS' në Elbasan, reagon Matteo Salvini: Policia shqiptare punoi...

Publikuar tek: aktualitet, më 17:08 23-04-2019 Arrestimi i ‘ushtarit të ISIS' në Elbasan, reagon Matteo Salvini: Policia shqiptare punoi...

Vetëm disa orë pas arrestimit me qëllim ekstradimi drejt Italisë të 28-vjeçarit Bledar Ibrahimi ka reaguar ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini.

Ministri italian falenderon policinë shqiptare për punën e bërë, ndërkohë që thekson se nuk duhen toleruar kriminelët.

‘Arrestohet në Shqipëri Bledar Ibrahimi, 28 vjeç, pasi kërkohej për terrorizëm ndërkombëtar. 
Në shtëpinë e tij në Milano, janë gjetur pajisje kompjuterike, gjurmët e kontakteve me fondamentalistët islamikë dhe dokumente në video dhe foto ku lavdëron xhihadin islamik. 
Falenderoj magjistraturën dhe hetuesit tanë, duke filluar nga Ros, që kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe gjithashtu falënderoj edhe policinë e Tiranës për punën mjaft të mirë.

Asnjë lëshim ndaj kriminelëve dhe fanatikëve të cilët na sjellin luftë në shtëpinë tonë’, shkruan Salvini në Facebook.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme u arrestua Bledar Ibrahimi, banues në Elbasan, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi Interpol Roma e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale 'Pjesëmarrje në organizatë terroriste’.

Ky person më parë është deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt.

LEXO EDHE: https://www.newsbomb.al/italia-e-deboi-tre-vite-me-pare-arrestohet-ushtari-i-isis-ne-elbasan-emri-161536

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025760173797607
array(1) { ["section"]=> string(92) "arrestimi-i-ushtarit-te-isis-ne-elbasan-reagon-matteo-salvini-policia-shqiptare-punoi-161566" }