Arrestimi i zyrtarit kosovar në Serbi, Pacolli i shkruan Mogherinit: Të ndërhyjë BE

Publikuar tek: rajon, më 10:42 27-05-2019 Arrestimi i zyrtarit kosovar në Serbi, Pacolli i shkruan Mogherinit: Të ndërhyjë BE

Në Serbi është arrestuar dje Marjan Gjokajn, i cili është zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës.

Lajmin për arrestimin e tij e dha ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli. Ky i fundit i ka shkruar sot disa herë Federica Mogherinin lidhur me këtë ngjarje dhe ka kërkuar nga BE-ja që të ndërhyjë në mënyrë që të ndalojnë këto veprime të Beogradit.

“Unë i kam shkruar sot, për të disatën herë, Federica Mogherinit Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme për të shprehur shqetësimin e thellë të Republikës së Kosovës për arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kundërshtim me marrëveshjen e lëvizjes së lirë dhe të drejtat e tyre themelore”, ka shkruar Pacolli.

Ai i ka bërë thirrje BE-së që të ndërhyjë dhe të ndalojë këto veprime nga Beogradi.

“Kosova është e gatshme të marrë masa për të reaguar dhe për të mbrojtur qytetarët e saj të të gjitha përkatësive etnike dhe fetare.”, ka paralajmëruar Pacolli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.083849906921387
array(1) { ["section"]=> string(88) "arrestimi-i-zyrtarit-kosovar-ne-serbi-pacolli-i-shkruan-mogherinit-te-nderhyje-be-165847" }