Arrestimi i zyrtarit serb, Ramush Haradinaj merr vendimin e minutave të fundit

Publikuar tek: rajon, më 10:59 27-03-2018 Arrestimi i zyrtarit serb, Ramush Haradinaj merr vendimin e minutave të fundit Momente nga arrestimi i Marko Gjuriç

Pas arrestimit të shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, Kryeminisri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë një vendim të minutave të fundit.

Kështu, Haradinaj do të mbledhë Këshillin e Sigurisë, sot në orën 13:00. Në qendër do të jetë pikërisht arrestimi i zyrtarit serb si dhe gjendja e sigurisë në Kosovë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot për në ora 13:00, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media. Luten media që të jenë në ndërtesën e Qeverisë në orën 13:30”, thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës kryeministrore në Kosovë. 

Kujtojmë se, Marko Gjuriç u arrestua dje rreth 17:00 në Mitrovicë, ku po mbante një fjalim në kuadër të dialogut të brendshëm të Serbisë për Kosovën.

Njësia Speciale e Kosovës e arrestoi Gjuriçin, pasi institucionet e Kosovës i kishin refuzuar kërkesën  për të hyrë në Kosovë. Pas kësaj, Gjuriç kishte thënë se ai do të jetë në Kosovë dhe “nëse munden le të më ndalin shqiptarët”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 1 100 dhoma me vlerë 500 mln dollarë, brenda pallatit LUKSOZ të Erdogan (FOTOT-DETAJE)
Arrestimi i bujshëm, flet Haradinaj: Nuk dorëhiqem, Lista Serbe të reflektojë »
Article Logic
Execution time: 0.011321067810059
array(1) { ["section"]=> string(84) "arrestimi-i-zyrtarit-serb-ramush-haradinaj-merr-vendimin-e-minutave-te-fundit-114686" }