Arrestimi live i Bardh Spahisë te 'Nisharaku', përfaqësuesit e PD nisen drejt Drejtorisë së Policisë

Publikuar tek: politike, më 22:30 19-06-2019 Arrestimi live i Bardh Spahisë te 'Nisharaku', përfaqësuesit e PD nisen drejt Drejtorisë së Policisë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia është arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, teksa ishte nisur nga selia blu, në drejtim të Kasharit, ku do të merrte pjesë në emisionin 'Open'.

Mësohet se në këto momente përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë nisur në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty ku u shoqërua Spahia pas ndalimit nga patrulla e policisë në zonën e '21 dhjetorit'.

Kujtojmë se rreth n jë orë më parë Spahia është lidhur fillimisht në transmetim direkt, por i vënë në dijeni nga gazetarja Eni Vasili se ishte shpallur në kërkim për shkak të përplasjes në KZAZ-në e Shkodrës, Spahia tha se nuk kishte dijeni.

Më tej, Spahia ka pranuar sfidën e deputetit Taulant Balla, i cili e ka ftuar të provojë nëse është në kërkim apo jo, duke lënë selinë e PD-së, për t’u nisur drejt studios së emisionit 'Open'.

I gjithë udhëtimi i tij është transmetuar live në Top Channel, deri në momentin kur një patrullë e policisë e ka ndaluar pranë zonës së njohur si 'Nisharaku', dhe më pas kanë kërkuar të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

MOMENTI I NDALIMIT:

MOMENTI I ARRESTIMIT:

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0099029541015625
array(1) { ["section"]=> string(104) "arrestimi-live-i-bardh-spahise-te-nisharaku-perfaqesuesit-e-pd-nisen-drejt-drejtorise-se-policise-168923" }