Pas reagimit të Partisë Demokratike në lidhje me arrestimin e Naim Dylit, i cili rilidhi energjinë për nëvojat e fëmijës së tij të sëmurë, ka reaguar edhe OSHEE duke thënë se PD mbron vjedhësit e energjisë elektrike.
Sipas OSHEE, Partia Demokratike nuk ka asnjë sens të funksionimit të shtëtit dhe të rrespektimit të ligjit dhe se nuk çuditen më që PD mbron vjedhjen e energjisë elektrike. OSHEE ka thënë se çdo lidhje e paligjshme është e dënueshme si vepër penale dhe vjedhja e energjisë është e patolerueshme.
Partia Demokratike ka reaguar sërish duke thënë se OSHEE është një mashë në duart e Ramës e cila po kthehet dita ditës në një organizatë kriminale. Sipas PD, OSHEE është përgjegjëse e drejtpërdrejtë e humbjes së jetës të disa qytetarëve dhe për dhunimin sistematik të tyre.