Arrestimi për llogari të Hagës i kreut të OVL-UÇK-së, Veteranët thirrje për mbledhje urgjente

Publikuar tek: rajon, më 15:09 25-09-2020 Arrestimi për llogari të Hagës i kreut të OVL-UÇK-së, Veteranët thirrje për mbledhje urgjente EULEX arreston kreun e OVL-UÇK Hysni Gucati

Veteranët e Luftës së UÇK-së kanë thirrur mbledhje urgjente, menjëherë pas arrestimit të kreut të OVL-UÇK-së Hysni Gucati. Ai është dërguar për në Tribunalin e Hagës.

“Mbledhje urgjente e Kryesisë dhe e këshillit drejtues të OVL UÇK së në ora 15:00”, thuhet në njoftimin e tyre në faqen zyrate në Facebook, ndërsa shumica e tyre janë mbledhur para zyrave të OVL-së por nuk janë lejuar nga policia.

Mesditën e sotme përmes një operacioni të befasishëm, trupat e EULEX kanë bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së dhe kanë arrestuar kreun Hysni Gucati. Ai është nxjerrë i prangosur nga zyra e tij, ndërsa nuk dihet akoma arsyeja e arrestimit të kreut të veteranëve, veçse Gjykata Special ka nisur nga dje arrestimet e para për të akuzuarit për krime lufte.

Megjithatë, është akoma e paqartë arsyeja pse u arrestua Gucati dhe nëse bastisja e sotme ka të bëjë me dosjet që ka publikuar organizata e veteranëve.

Lexo edhe: EULEX bastis zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011391878128052
array(1) { ["section"]=> string(99) "arrestimi-per-llogari-te-hages-i-kreut-te-ovl-uck-se-veteranet-thirrje-per-mbledhje-urgjente-221636" }