Arrestohen 12 akademikë, policia kërkon edhe 7 të tjerë: Denoncuan shtetin

Publikuar tek: bota, më 12:43 15-01-2016 Arrestohen 12 akademikë, policia kërkon edhe 7 të tjerë: Denoncuan shtetin

Autoritetet turke kanë arrestuar 12 akademikë, të cilët kanë denoncuar shtetin, për sulme kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Ata kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët kundër sulmeve, e cila ka mbledhur më shumë se 1.000 firma, kurse policia turke është në kërkim për të arrestuar edhe 7 akademikë të tjerë afër Stambollit.

Sipas agjencisë së lajmeve “Dogan”, në Universitetin e Duçes, në Turqinë veriperëndimore, u vendos të hiqet nga puna profesori i sociologjisë, Latif Akgiouz, i cili kishte firmosur tekstin. Nga ana e tyre, ushtria turke dhe policia kanë rrethuar qytetet Tsizre dhe Silopi, në Turqinë juglindore.

“Kjo turmë njërëzish ka një linjë të qartë me organizatën terroriste PKK dhe përcakton urrejtjen ndaj popullit turk. Ata janë persona të këqinj që nuk kanë respekt as për atdheun e tyre”, tha Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan.  

Kurse nga ana e tij, kryeministri, Ahmet Davutoglu pranoi se: “është me të vërtetë e trishtueshme që disa intelektualë, nënshkruan një deklaratë të tillë, ndërkohë që ne kemi luftuar kundër terrorizmit”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026618003845215
array(1) { ["section"]=> string(78) "arrestohen-12-akademike-policia-kerkon-edhe-7-te-tjere-denoncuan-shtetin-30062" }