Arrestohen 14 persona të dyshuar për terrorizëm në Austri, mes tyre shtetas nga Ballkani

Publikuar tek: bota, më 09:55 27-01-2017 Arrestohen 14 persona të dyshuar për terrorizëm në Austri, mes tyre shtetas nga Ballkani

Të paktën 14 persona janë arrestuar në Austri sit ë dyshuar për lidhje me terrorizmin dhe bashkëpunëtorë të Shtetit Islamik.

Sipas ‘zhurnal.mk’ në aksion kanë marrë pjesë 800 policë. Prokuroria e Grazit ka dalë në konferencë për shtyp duke hedhur dyshimet se 14 personat kishin tentuar të krijojnë një rrjet xhihadizimi në vend.

Të arrestuarit janë persona nga Bosnja, Maqedonia, Bulgaria dhe Siria, ndërsa kishte edhe tre persona austriakë me origjinë të huaj dhe tre nga të arrestuarit janë gra.
Sipas ministrisë së brendshme austriake 300 persona nga Austria i janë bashkangjitur xhihadistëve në Siri dhe Irak, ku shumica e tyre janë me origjinë boshnjake e çeçene. 40 prej tyre kanë vdekur, ndërsa 90 janë rikthyer në Austri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021972179412842
array(1) { ["section"]=> string(93) "arrestohen-14-persona-te-dyshuar-per-terrorizem-ne-austri-mes-tyre-shtetas-nga-ballkani-66815" }