Pas hetimit disa mujor të policisë së Vlorës në operacionin ''Falsifikimi'', janë arrestuar dy shtetas që dyshohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare.
Alfred Dulaj 49 vjeç dhe Genci Milo 43 vjeç do të akuzohen tashmë për falsifikim të dokumenteve kundrejt shumave të parave nga klientët e tyre.
Sipas të dhënave të deritanishme, Dulaj dhe Milo merrnin një shumë deri në 400 euro për çdo dokument të falsifikuar. Lista e dokumenteve që ata falsifikonin ishte e gjatë, por mes tyre kyesisht ishinakte mjeko-ligjore dhe epikriza përcjellëse për në KEMP. Nëpërmjet tyre ata I mundësonin klientëve që të përfitonin jashtë ligjit para nga shteti.