Arrestohen 2 persona në Vlorë, njëri rrahu kunatin, tjetri mbolli hashash (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:56 22-07-2020 Arrestohen 2 persona në Vlorë, njëri rrahu kunatin, tjetri mbolli hashash (DETAJE) Ilustruese

Policia e Vlorës ka vënë në pranga ditën e sotme dy persona, për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë L. O., 32 vjeç, banues në Levan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij, për motive të dobëta.

Ndërkaq, është arrestuar edhe shtetasi S. L., 31 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, pasi u kap në kushtet e flagrancës në një parcelë, të cilën e kishte përgatitur për mbjelljen e disa bimëve të dyshuara si canabis sativa.

Njoftimi policisë:

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Dhunë në familje” shtetasin L. O., 32 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi është kapur në lagjen “Pavarësia 3” Vlorë duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij, për motive të dobëta.

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Kultivimin e bimëve narkotike” shtetasin S. L., 31 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, pasi u kap në kushtet e flagrancës në një parcelë, të cilën e kishte përgatitur për mbjelljen e disa bimëve të dyshuara si canabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjithçka cfarë duhet të dimë për infeksionet e veshit. Ja si trajtohen
Gjin Gjoni propozohet për kandidat, reagon PD: E pavërtetë »
Article Logic
Execution time: 0.011509895324707
array(1) { ["section"]=> string(85) "arrestohen-2-persona-ne-vlore-njeri-rrahu-kunatin-tjetri-mbolli-hashash-detaje-214616" }