Arrestohen 2 shqiptarë për vrasjen e një shtetasi gjeorgjian, në kërkim 2 të tjerë

Publikuar tek: bota, më 14:23 25-01-2016 Arrestohen 2 shqiptarë për vrasjen e një shtetasi gjeorgjian, në kërkim 2 të tjerë

Janë arrestuar nga policia greke dy shqiptarë përkatësisht 24 dhe 44 vjeç, të cilët dyshohet se kanë vrarë një shtetas gjeorgjian, ndërsa janë të shpallur në kërkim edhe dy shqiptarë të tjerë.

4 shqiptarët janë shpallur në kërkim nga autoritetet greke që në datën 8/9/2015, atëhere kur u vra dhe shtetasi gjeorgjian, ndërsa deri tani, policia ka arritur të zbulojë vetëm dy nga personat që dyshohen si vrasësit e viktimës. Dy shqiptarët e tjerë të cilët nuk janë kapur akoma, janë të moshës 23 dhe 40 vjeç.

Sipas policisë 66 vjecari gjeorgjian ishte gjendur i vdekur në një nga dhomat e shtëpisë së tij private ku jetonte në Drapetsona. Gjendja e shtëpise pas krimit, ishte sikur e kishin kontrolluar për të gjetur diçka, ndërsa doktori qëbëri autopsinë e viktimës ka thënë se atë e kanë vrarë ndërkohë që ka qënë në gjumë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Europol: ISIS planifikon sulme të mëdha në Europë
Si u mbush Uashingtoni me dëborë brenda 2 ditësh (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.014655113220215
array(1) { ["section"]=> string(87) "arrestohen-2-shqiptare-per-vrasjen-e-nje-shtetasi-gjeorgjian-ne-kerkim-2-te-tjere-30890" }