Arrestohen 2 shqiptarët e rrezikshëm në Itali, policia e gjeti drogën të fshehur në…(EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:44 21-11-2017 Arrestohen 2 shqiptarët e rrezikshëm në Itali, policia e gjeti drogën të fshehur në…(EMRAT)

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur në flagrancë me 500 gram lëndë narkotike të llojit heroine, të cilën u munduan ta fshehin në disa bimë përreth përpara momentit të kapjes.

Nga kontrolli i bërë nga karabinierët e Foggias , janë ndaluar dy shtetas shqiptarë në një makinë në periferi të qytetit, të identifikuar si Abaz Vrapi 48 vjeç dhe Armand Hasa, 29 vjeç.

Të dy ranë në sy pasi fshehën diçka te disa bimë aty afër  dhe pas kontrollit të bërë nga policia u gjet rreth 500 gram heroinë, shkruan foggiatoday, raporton newsbomb.al.

Pas kërkimeve u gjetën dhe një sasi prej 25 gramë mariuanë.

Të dy shqiptarët u arrestuan menjëherë nga policia dhe tashmë janë në paraburgim në pritje të vendimit të gjykatës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026090145111084
array(1) { ["section"]=> string(95) "arrestohen-2-shqiptaret-e-rrezikshem-ne-itali-policia-e-gjeti-drogen-te-fshehur-ne-emrat-100372" }